Home ShowBiz Luana paralajmëron spektakël, me një look alla Kim
Luana paralajmëron spektakël, me një look alla Kim
0

Luana paralajmëron spektakël, me një look alla Kim

0
0

“Shiko kush Luan” është një shfaqe që po dhuron gjithnjë e më shumë spektakël. Ndjekshmëria deri më tani ka shënuar vatëm rritje dhe me një prezantuese si Luana, ikona e televizionit për momentin, nuk ka se si të jetë ndryshe. Luana Vjollca është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar rekordmene në ndjekshmëri televizive dhe në rrjetet sociale.

Në anën tjetër gjejmë një ikonë ndërkombëtare të shoqbizz-it si Kim Kardashian.

Çdo gjë që Kim vesh, çdo ngjyrë e re flokësh kthehet në trend për të gjitha vajzat në botë, qofshin personazhe publike ose jo. Nisur nga format trupore dhe portreti mesdhetar, mund të thuhet madje se Luana e “sfidon” deri diku Kimin.

E me këtë paraqitje mrekulluese, Luana na fton ta ndjekim, pasi kjo e shtunë premton shumë zbavitje në ”Shiko Kush Luan”, dhe me të ftuar si këta në video, spektakli është i stërgarantuar.

https://www.instagram.com/p/BeJNRaqHYSc/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/BeJNRaqHYSc/?taken-by=luanavjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeJcl7_nNUg/?taken-by=luanavjollca