Home ShowBiz Belen Rodriguez iu përgjigjet kritikave me një video hot
Belen Rodriguez iu përgjigjet kritikave me një video hot
0

Belen Rodriguez iu përgjigjet kritikave me një video hot

0
0

Të bëra apo jo? Belen Rodriguez iu përgjigjet gjuhëve të liga në mënyrën e saj. Eshtë diskutuar jashtë mase dhe janë hedhur lloj lloj hipotezash dhe hamendësimesh në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale në fundshpinën e saj.

 

Bukuria e saj është legjendare në ekranin e madh dhe të vogël, megjithatë Belen Rodriguez po tregon se di të përdorë me vend edhe ironinë.

E mësuar tashmë me kritikat e shumta që kanë rënduar mbi të, “showgirl”-i nga Argjentina duket se ka mësuar t’u përgjigjet atyre me një buzëqeshje.

Fotot e publikuara prej saj nga rinia e hershme, kur ishte vetëm 15 apo 16 vjeç tregojnë një formë të shkëlqyer trupore dhe një ngjashmëri të mahnitshme me format që bukuroshja gëzon edhe sot.

Ajo është shumë aktive në mediet sociale, së fundi ka publikuar edhe një video gjatë një seance fotografish, ku shfaqet shumë “hot”.

https://www.instagram.com/p/BeVOxGaDPGW/?taken-by=belenrodriguezreal

Link: https://www.instagram.com/p/BeVOxGaDPGW/?taken-by=belenrodriguezreal