Frymëzimi jep jetë. Çdo pikë referimi që gjithsecili ka në jetën e tij e mbush me energji dhe shpresë për një të ardhme pozitive. Dhimbjet duken më të përballueshme, kur miqtë, të afërmit, dashamirësit, idhujt, janë të pranishëm. Këtë e ka dëshmuar më së miri një vajzë e quajtur Sidorela, e cila kishte një dëshirë të jashtzakonshme.
Alban Skënderaj u bë pjes e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët’. Sidorela ishte një vajzë e paralizuar që e kishte idhull Albanin dhe ky i fundit e ka surprizuar.
Por duket se pas kësaj vizite edhe vetë kantautori është impresionuar nga dashuria dhe mirësia e kësaj vajze.
“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymëzim! Faleminderit që më tregove ashtu si motra jote Aisha që forca e dashurisë dhe mirësisë mposhte çdo të keqe dhe fiton mbi çdo pengesë! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tënd të paster”, është shprehur këngëtari në një postim në Instagram.
Link: https://youtu.be/L-U-QJFmTDc?t=889
https://www.instagram.com/p/BebXy7NHf7s/?taken-by=albanskenderaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BebXy7NHf7s/?taken-by=albanskenderaj