Home ShowBiz “A e rrihte ndonjëçik Besi motrën?”: Përgjigja e Ijes është befasuese
“A e rrihte ndonjëçik Besi motrën?”: Përgjigja e Ijes është befasuese
0

“A e rrihte ndonjëçik Besi motrën?”: Përgjigja e Ijes është befasuese

0
0

Të gjithë anëtarët e familjes së Besit në mos janë bërë personazhe publike, si rasti i Ijes, kanë profilet e tyre publike dhe deri diku janë të njohur, siç është rasti i Ana Kallakut, motra e Besit.

Aktori i humorit dhe gjyshja e tij, kanë qenë të ftuarit e sotëm në emisionin “Kush vjen për drekë” në televizionin “Klan”, ku sigurisht, krahas çështjeve të gatimit, kanë folur edhe për detaje të jetës së tyre.

 

Dyshja është surprizuar në emsion nga një videomesazh i motrës së Besit, Ana Kallaku, e cila përshëndeti aktorin dhe falenderoi gjyshen e tyre për gatimet e shijshme që u bënte gjithmonë.

“Po Besi e rrihte Anën kur ishin të vegjël?”- e pyeti moderatorja Arjola Shehu Ijen, përgjigja e së cilës i ka habitur të gjithë.

“Ku ta rrihte Besi Anën, ai e lante e shplante gjithë ditën, që vdektë nëna për ta!”-rrëfeu Ija, e cila tregoi se aktori i njohur e ka rritur vetë të motrën, me të cilën ka 7 vite diferencë.

Link: https://youtu.be/nZUBn4IcPVU?t=1836