Home Business / Technology Pse adoleshentët që nuk rrinë gjatë online, janë më të lumtur?
Pse adoleshentët që nuk rrinë gjatë online, janë më të lumtur?
0

Pse adoleshentët që nuk rrinë gjatë online, janë më të lumtur?

0
0

Disa studime kanë treguar tashmë se të jesh vazhdimisht online mund të ketë pasoja negative, sidomos tek të rinjtë me vulnerabilitet. Një studim i ri tregon se edhe shumica dërrmuese e njerëzve nuk janë më të lumtur nëse janë të angazhuar vazhdimisht në rrjet.

Kontrolli i pëlqimeve në Instagram, mbajtja e kontakteve në Snapchat, shkëmbimi i mesazheve me miqtë dhe bërja e detyrave të shtëpisë online… Shumë adoleshentë tani përdorin telefonin e tyre ose laptopin për orë të tëra. Një studim i ri amerikan jep dëshmi të mëtejshme mbi diçka që edhe shumë të rinj tashmë e dyshojnë. Shpenzimi i një kohe të gjatë në internet nuk do të thotë domosdoshmërisht që gjithmonë ndiheni mirë.
Përkundrazi. Të lumtur janë adoleshentët që janë në internet për më pak se një orë në ditë. Të paktën kjo është ajo që zbuloi studimi i Universitetit Shtetëror të San Diegos në revistën “Emotion”. Për ata që rrinë para ekranit për më shumë se një orë në ditë, niveli i kënaqshmërisë fillon e bie. E njëjta gjë vlen edhe për ata që nuk u lejohen të përdorin ndonjë mediat online.

Në përgjithësi, adoleshentët që shpenzojnë më shumë kohë në sport, lexim ose takime sesa në aktivitete online, si lojëra kompjuterike, media sociale ose biseda video me miqtë, ndihen shumë më të lumtur sesa ata që bëjnë të kundërtën.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Jugendliche-mit-weniger-Smartphone-Zeit-sind-gluecklicher-3952670.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/RQPNDMEZBE