Home ShowBiz “Më fal që s’të doja në këtë jetë” Dajana Shabani ka ditëlindjen e vajzës
“Më fal që s’të doja në këtë jetë” Dajana Shabani ka ditëlindjen e vajzës
0

“Më fal që s’të doja në këtë jetë” Dajana Shabani ka ditëlindjen e vajzës

0
0

 

Ditën e djeshme, Marlina e vogël, vajza e prezantueses bukukroshe Dajana Shabanit,  ka ditëlindjen, ndërsa mami Dajana nuk është kursyer të tregojë disa detaje dhe dilema të jetës së saj, përpara se e bija të vinte në jetë.

Ajo thotë se deri në muajin e katërt nuk e dinte dhe nuk ishte e sigurt nëse do ta mbante këtë fëmijë, por kishte qenë bashkëshorti i saj ai që e bindi.

Shabani tha:”

Deri muajin e katërt nuk e dija nëse doja ta mbaja apo… se s’ma nxë goja ta them atë tjetrën. Mami të ka shumë xhan Marlin! Të uron të bëhesh 100 vjeçe, të kërkon falje që nuk të ka dashur në këtë jetë. Marlina, ti je arsyeja që unë zgjohem në mëngjes”.

Dajana Shabani prej 2 vitesh është bërë nënë e një vajze bukuroshe si dhe po shijon martesën me bashkëshortin, të cilin ka preferuar ta mbajë larg kamerave.

Njëkohësisht vijon karrierën e saj televizive në Ora News.

Link: https://youtu.be/WM2apMOOsdw?t=136

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News