Home ShowBiz “Ndizen gjakrat”! Fyerjeve të Encës u përgjigjet Rosela
“Ndizen gjakrat”! Fyerjeve të Encës u përgjigjet Rosela
0

“Ndizen gjakrat”! Fyerjeve të Encës u përgjigjet Rosela

0
0

Shkak i këtij sherri publik në distancë u bë Rosela, e cila e pyetur në “Shiko kush Luan” se cila do të ishte këngëtarja që nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigjja e saj ishte “Enca”.

Kaq mjaftoi dhe reagimi i Encës ishte i menjëhershëm, madje i mbushur me hakmarrje dhe ofendime.

“Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyonce-n. Sot mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty’, u shpreh ajo.

Ditën e sotme, duket se edhe Rosela i është kundërpërgjigjur Encës me disa postime në “Facebook”.

“Nuk ka ironi më depresive për një shoqëri, se sa kur promovon veset e saj”, ka shkruar Rosela krahas publikimit të këngës së saj “Bon Zo” në “Facebook”.

Jo vetëm kaq, por ajo ka publikuar edhe një foto të sajën të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim domethënës.

“Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetvetja”, shkruan Rosela.

Link: https://youtu.be/QQxjFTSgTlw?t=3609

2018-02-05 16_24_44-Rosela Gjylbegu - Home

2018-02-05 16_25_14-Rosela Gjylbegu - Home

Link: https://www.facebook.com/RoselaGjylbegu/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Baq4GqohGD3/?taken-by=enca / https://www.facebook.com/RoselaGjylbegu/photos/a.207954999601.162065.40221154601/10156231454229602/?type=3&theater