Home ShowBiz Spikerja topless: “Kam bërë revolucion në ekran dhe jam shumë krenare”
Spikerja topless: “Kam bërë revolucion në ekran dhe jam shumë krenare”
0

Spikerja topless: “Kam bërë revolucion në ekran dhe jam shumë krenare”

0
0

Sapo doli në ekran duke prezantuar lajmet topless në Zjarr Tv, Greta Hoxha u bë menjëherë personazh. E bindur se ka thyer tabutë në Shqipëri dhe ka vendosur të bëjë një gazetari ndryshe, Greta ka rrëfyer pasditen e sotme në “Pasdite në Top Channel” se kjo formë e të dhënit të lajmeve nuk e ka penalizuar, përkundrazi, e ka ndihmuar që ajo të arrijë atje ku ka dashur gjithmonë.

Moderatorja e lajmeve tha ndër të tjera se ka provuar të bëhet pjesë edhe e ekrane të tjera, por nuk ka mundur për shkak të miqësive apo njohjeve që funksionojnë në ekranet e mëdha: “E dashuroj gazetarinë. Unë me profesion jam juriste, por pas të 30-ave do ta ushtroj. Kur mora ftesën për tek Zjarr TV isha e re dhe u përshtata fillimisht tek emisioni i mëngjesit. Lajmet i jepja vetëm në fundjavë. Jam e kënaqur. Ne kemi sjellë diçka të re. Formati i prezantimit të lajmeve topless bëri bujë në media. Ndihem krenare. Puna që unë bëj nuk më ka penalizuar, por më ka ndihmuar për të arritur atë që unë dua” – tha Greta mes të tjerash.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-ufUKWxGSYg

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BNWIuoJjX4v/?taken-by=gretahoxhaofficial