Home ShowBiz Blerimi, Ermali dhe Shakohoxha kanë kërkesa kundrejtë Noizyt në lidhje me bastin
Blerimi, Ermali dhe Shakohoxha kanë kërkesa kundrejtë Noizyt në lidhje me bastin
0

Blerimi, Ermali dhe Shakohoxha kanë kërkesa kundrejtë Noizyt në lidhje me bastin

0
0

Ditë më parë Noizy dhe Blerim Destani vënë një bast,  skadenca e së cilit do të jetë me 31 maj të këtij viti. Ky bast ka vënë ata të dy përballë palestrës dhe deri në fund të majit ata duhet të kenë formuar trupin e tyre me muskuj. Por për të rikujtuar këtë bast, Noizy ka hedhur një foto në instagram ku në formë shakaje ka provokuar mikun e tij të ngushtë Blerim Destanin. Në këtë foto ai ka prezantuar dukjen e Blerimit sot dhe se si do të duhet të duket ai me 31 maj.

Noizy ka krahasuar atë më aktorin e njohur Silvester Stalone, i cili njihet për muskujt dhe forcën e tij, dhe si duket kështu dëshiron ta shohë ai ditën e 31 majit. Por Blerimi është i gatshëm për këtë gjë, madje ai është i bindur se do të fitojë. Përmes komentit të tij ai ka kërkuar nga Zinzin që t’i bëjë gati që tani “Rolexin”.

Ai shkruan,”31 Maj, Zinzin beje gati Rolexin. Kaq kisha”.

Ndërkaq nga ana tjetër nuk mungojnë as edhe komentet e miqve të tyre. Ndër to janë edhe Ermal Mamaqi dhe Dritan Shakohoxha, të cilët kanë lënë komente epike në këtë foto. Ermali në formë shakaje ka kërkuar nga Noizy që ta ketë ferrarin e tij, “Zinzin atë ferrarin ma jep mu ta kem”.

Ndërsa komenti i Shakohoxhës në të njëtën kohë është qesharak. Ai kërkon nga të dy të shkurtohen 15 cm në mënyrë që t’i ngjajnë aktorit Balboas, ai ua rikujton që të bëhen taman si ai. “Duhet me u shkurtu nja 15 cm mos harro qe të behesh tamam”.

Ky bast në të njëjten kohë edhe po argëton njerëzit, të cilët që tani kanë filluar të mendojnë se cili do të jetë ai që do të arrijë të fitoj muskuj në trupin e tij. Kjo mbetet të zbulohet në ditën e  fundit të muajit maj. Deri atëherë batutat dhe fotot në botën virtuale nuk do të pushojnë.

https://www.instagram.com/p/Be1LFJplkQy/?taken-by=zinizin

Linku: https://www.instagram.com/p/Be1LFJplkQy/?taken-by=zinizin

Inkedblerim e noizy_LI

Inkednoizzz_LI

Inkednoooo_LI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUmURpZFeXc/?taken-by=zinizin