Ekaterina Andreeva, e cila është një kërcimtare e belly dancer-it është arrestuar nga autoritetet egjiptiane se nuk kishte veshur të brendshme.
Gjatë kohës që performonte në një klub nate në Giza me akuzën se kërcimi i saj kishte qënë tepër provokativ.
Autoritetet egjitiane duket se kanë qenë të pakënaqura me përformancën e kërcimtares, teksa dy policë kishin vërejtur se turma që e ndiqte ndërkohë që vallëzonte ishte dashurar pas lëvizjeve dhe trupit të saj. Për këtë shak ata e kanë arrestuar dhe sic bëhet e ditur prej “Daily Mail” prokuroria i ka ngritur asaj dy akuza: 1-nxitje të të rinjve për mosbindje dhe imoralite; 2-Rregullat për performancën e vallëzimit detyrojnë interpretuesin të veshë të brendshme të çdo ngjyre, por kërcimtarja në fjalë nuk i ka veshur.
Për momentin kërcimtarja 31 vjeçare Ekaterina Andeeva është liruar me kusht, duke iu mohuar e drejta për të ushtruar profesionin e saj përkohësisht, derisa të ketë një vendim të dytë nga organet gjyqësore.
Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5367139/Belly-dancer-arrested-Egypt-inciting-immorality.html
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/139465632568/photos/pcb.10153438762537569/10153438762177569/?type=3&theater