Home ShowBiz Dy muaj që nga vdekja e aktorit Blerim Pecit. Ajo çfarë shkruan bashkëshortja e tij është e dhimbshme
Dy muaj që nga vdekja e aktorit Blerim Pecit. Ajo çfarë shkruan bashkëshortja e tij është e dhimbshme
0

Dy muaj që nga vdekja e aktorit Blerim Pecit. Ajo çfarë shkruan bashkëshortja e tij është e dhimbshme

0
0

U bënë dy muaj që kur aktorit Blerim Peci iu dha lamtumira e fundit. Sot pikërishtë në këtë datë, bashkëshortja e tij ka thurur disa rreshta të cilët të drithërojnë trupin.

Ajo nën kujtimin që ka për të ka nisur t’i shkruaj vargjet të cilat e bëjnë atë të largoj sado pak mallin dhe mërzinë që ndjen. Përmes kësaj fotografie në facebook ajo pohoi se po e ekspozon realitetin e embël që e jetuan ndër vite.

Si thotë edhe vetë Afërdita Sopjani Peci, përmes vargut arriti të hedh në pah dromca kujtimesh.

Postimi i plotë i saj:
Dy muaj pat ty Beli 😭…..
Bel, sot, nën patronazhin tim po hap ekspozitën e dhimbjes.
Ekspozitë në galerinë e zemrës, orari i përhershëm.
Art klasik e modern i vuajtjes nga mungesa jote.Të ftova në ekspozitë Bel, nuk erdhe, ngela vetëm, ikja jote nga kjo botë ma fali vetminë, po e ruaj si dhuratë nga ti.
Ti që shfaqesh në çdo ëndërr timen, personazh i ëndrrave të mija, nuk shfaqesh më në realitet edhe pse unë shoh imazhin tënd çdokund.

Po ekspozoj krijimtarinë dy mujore të plagëve që kur ike ti. Dromca kujtimesh po vë në pah.
Po ekpozoj fotografitë tua, po ekspozoj rrugët dhe momentet kur udhëtonim rrugëve të pafundme të lumturisë.
Ekspozitë dhimbjeje, duket ireale, por po ekspozoj realitetin e ëmbël të cilin ndër vite e jetuam.

Po ekspozoj sytë se ti ishe syri im, Bel.
Po ekspozoj zemrën se ti ishe zemra ime. Ishe vetë unë, isha ti.
Ishe gjysma ime tjetër, prandaj nuk arrij të pajtohem që nuk të kam.
Ballafaqimi me realitetin nuk ekziston për mua, për mua mbetesh i gjallë, përjetësisht i gjallë.

Të mbaj gjallë në kujtime, kujtimi yt jetoftë gjithmonë Beli im.

 akt

Linku: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1689593821063683&set=a.504730942883316.115565.100000392445684&type=3&theater

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1513846191971781&set=a.360028980686847.85479.100000392445684&type=3&theater