Apple Watch, lë prapa Rolex, Omega, Swatch etj.
Sipas IDC, (International Data Corporation) Apple ka mbërritur Rolex, Omega, Swatch & Co. në tremujorin e katërt të vitit 2017. Në tregun e orave-kompjuter, është kjo kompani është, tashmë prej kohësh, lider.
Apple ka tejkaluar të gjithë industrinë zvicerane të orëve në shitjet në tre muajt e fundit të 2017, me linjën e vet të Apple Watch. Kjo është e qartë nga shifrat e publikuara nga firma kërkimore e tregut IDC. Midis tetorit dhe dhjetorit 2017, Apple arriti të gjenerojë më shumë shitje se Omega, Rolex dhe prodhuesi masiv Swatch, së bashku.
Industria e orëve zvicerane publikon rregullisht shifra zyrtare, ndërsa Apple nuk ka – por ka vlerësime mjaft të besueshme të biznesit të smartwatch nga Apple. Besohet se Apple ka shitur në tremujorin e katërt të vitit 2017, gjithsej 8 milionë orë- kompjuter.
Ora e kompjuterit nënkupton Apple Watch?
Në perceptimin e përgjithshëm, orët-komjuter lidhen drejtpërdrejt me logon me mollë.
Madje biznesi i “smartwatch”-ëve duhet të dominonte i vetëm tashmë në Apple, beson firma Canalys (Forum me të dhëna të konfirmuara mbi teknologjinë dhe industrinë). 8 milionë njësi në tremujorin e fundit të vitit 2017, e theksojmë sezoni i Krishtlindjeve, kanë qenë numri më i madh i shitjeve për këtë tremujor, jo vetëm për Apple, por për secilën nga kompanitë e mëdha të prodhimit të orëve. Duket se Apple e ka fituar këtë përballje bindshëm.
CEO i Apple, Tim Cook, u tha analistëve në fillim të shkurtit se sektori i orëve-kompjuter në kompaninë e tij, ka pas krahëve tremujorin më të mirë të të gjitha kohërave. Dhe kur flasim për një gjigand ndërkombëtar si Apple, kjo nuk është thjesht një fjalë goje.
Burimi i fotos kryesore: https://www.apple.com/lae/watch/