Home Business / Technology Snapchat, Instagram, Facebook, “narkotikët” socialë që krijojnë varësi të rrezikshme
Snapchat, Instagram, Facebook, “narkotikët” socialë që krijojnë varësi të rrezikshme
0

Snapchat, Instagram, Facebook, “narkotikët” socialë që krijojnë varësi të rrezikshme

0
0

Kritikat ndaj shërbimeve kryesore amerikane të internetit po bëhet gjithnjë e më e forta. Një seri e tërë e ish-punonjësve tani janë në një aleancë sa i takon deklaratave të tyre, për të bërë të qartë se si Facebook & Co na bëjnë të varur. Rregullat duhet të ndryshohen.

Disa përfaqësues të Silicon Valley kanë bashkuar forcat për të trajtuar rreziqet e rrjeteve sociale. Por ata ngritur “Qendrën për Teknologji Humane”, e cila bashkë me një përfaqësi nga New York Times dhe organizata të tjera, duan të nisin një fushatë shumë milionëshe, ndër të tjera, për të paralajmëruar varësive që krijohet përmes rrjeteve sociale.

Sistemet e krijuara për të stimuluar varësinë

Në faqen e tyre, aktivistët përmbledhin çfarë rreziku sjellin rrjetet sociale sipas mendimit të tyre.

Snapchat, për shembull, i kthen bisedat në të ashtuquajtura linja ose vija. Në këtë mënyrë përdoruesit mund të shohin se sa ditë kanë komunikuar me një kontakt të paktën një herë në ditë. Këtu, sigurisht, qëllimi është frekuentueshmëria sa më e madhe, gjë që ndryshon mënyrën në të cilën fëmijët për shembull, perceptojnë dhe matin shkallën e miqësisë. Sa më shumë aq më e ngushtë miqësia.

Instagram glorifikon jetën e bukur, luksin dhe dukjen, duke thërrmuar pak nga pak vetëbesimin e përdoruesve, “jashtë standardit” .

Facebook na ndan në hapësira të veçanta ndjekshmërie dhe fragmenton komunitetet tona.

Youtube do të vazhdojë të luajë automatikisht një video më shumë, madje edhe nëse është koha për të fjetur.

Të gjitha këto dhe produkte të ngjashme nuk janë neutrale, por pjesë e një sistemi që duhet të na bëjë të varur. Duke vepruar kështu, ajo cënon shoqërinë tonë, kësisoj na bëhet gjithnjë e më të vështirë shkëputja nga pajisjet e ndryshme elektronike, prodhuesit e të cilave sigurisht gjenerojnë superfitime.

E vërteta në fund të ditës është se rrjetet sociale nuk bëjnë asgjë më shumë se sa na bëjnë të krahasohemi me njëri-tjetrin deri sa të bëhemi të gjithë njësoj, ose të antagonizohemi duke u përçarë edhe më tej.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Warnung-von-Ex-Mitarbeitern-Facebook-Google-Co-machen-suechtig-und-gefaehrden-die-Gesellschaft-3960504.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/NO4E69VPDP