Martesa është një gëzim i madh, që fillon me përqafimet, puthjet, dashurinë mishtore dhe atë shpirtërore, për tu kurorëzuar më pas me dasmë dhe “të gjithë jetuan të lumtur dhe të gëzuar”. Kështu mbaron përralla dhe këtu mbaron përralla, pasi pjesa tjetër, ajo që nuk tregohet në përrallë, është pjesa më e gjatë, e që kërkon shumë punë, durim dhe sakrificë.
Një ndër personazhet që vetëm para pak kohësh përjetoi përrallën e saj të dashurisë, është Marina Vjollca. Prezantuesja e njohur verën që kaloi kurorëzoi dashurinë me reperin e njohur Getoar Selimi, në një ceremoni madhështore në breg të detit.
Marina është mjaft aktive në rrjete sociale e kryesisht Instagram ku dhe poston foto nga jeta e përdishtshme. Së fundmi ajo ka postuar një foto ku na ka treguar një “ves” të sajin. Moderatorja bukuroshe ka publikuar në Instastory një meme ku shkruhet:
“Unë: Duhet të pastroj dhomën” dhe më pas tregon se pasi ka ngritur vetëm një çorape, është lodhur. C’est la vie Marina!
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bex0JPZFXRb/?taken-by=marina_vjollca