“Përveç 100 milionshit, Big Brother-it i kam marrë gjithçka tjetër.” Jona rrëfen historinë e saj të veçantë
E ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel” Jona Kalemaj e “Big Brother 7”, rrëfeu edhe historinë e bukur të dashurisë së saj. Megjithëse gjithmonë është treguar e rezervuar përsa i përket historisë së saj të dashurisë, dje ish-banorja e “Big Brother” tregoi se bashkëshorti i saj ishte fansi i saj më i madh dhe e njohu nga “Big Brother”. Ai është kushëriri i Fationit dhe Matildës, një prej çifteve të edicionit të shtatë të “Big Brother”.
“Përveç 100 milionshit, unë Big Brother-it i kam marrë gjithçka tjetër. Më ka ndryshuar jetën”, thotë Jona gjithë kërshëri.
Pas përfundimit të “Big Brother” Matilda dhe Fatjoni ia prezantuan Jonës kushëririn e tyre dhe pas atij takimi erdhën edhe të tjerë, derisa lidhja u konsolidua dhe u kurorëzua me martesë.
Sot Jona është nënë e dy vajzave dhe nuk është penduar për asnjë zgjedhje që ka bërë në jetën e saj. Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga sjellja në jetë e vajzës së saj të dytë, Jona u shfaq në emision në një gjendje fizike shumë të mirë. Ajo ndihet e lumtur dhe dy vajzat e saja e kanë plotësuar shpirtërisht.
Aktualisht Jona iu është përkushtuar rritjes së dy vajzave të saj duke lënën pas dore të gjitha angazhimet e tjera.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=RcM2gti-lzA
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel