Home ShowBiz Kush i ka bërë dhuratë speciale Jehonës?
Kush i ka bërë dhuratë speciale Jehonës?
0

Kush i ka bërë dhuratë speciale Jehonës?

0
0

Cilësohet si femra më seksi shqiptare edhe pse nuk merret me modelizëm e as me muzikë. Por janë format e saj trupore ato të cilat i dhanë famën. Motra e Afërditës, Jehona Dreshaj është duke çmendur instagramin me linjat e saj.

Që të bëhej person publik e arriti edhe përmes Afërditës, ashtu si edhe njerëzit filluan ta njohin. Por tashmë Jehona mban çdo gjë mbi supet e saj.

Ajo me anë të ekspozimit të aseteve trupore po vazhdon ta tërheq si magnet syrin e publikut dhe të mediave rozë.

Ajo asnjëherë nuk ka deklaruar se është në një lidhje, por në ditën e të dashuruarëve ajo në instastory ka vënë një fotografi shumë dyshuese.

Disa kuti të mbyllura dhe balona me ngjyrë të kuqe janë parë në foton e saj. Por ajo për këtë dhuratë nuk ka dhënë asnjë emër, duke lënë kështu të gjithë në dyshime.

Si do që të jetë, ai person ka ditur si ta befasojë dhe ta lumturojë Jehonën, e cila nuk ka nguruar që ta bëjë këtë publike edhe në Instagram.

jehona dreshaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeMtOc8nhrX/?taken-by=jehonadreshaj_