Home ShowBiz “Sot miku im, por dikur më mbylli derën në fytyrë”. Arbana rrëfen fillimet në media
“Sot miku im, por dikur më mbylli derën në fytyrë”. Arbana rrëfen fillimet në media
0

“Sot miku im, por dikur më mbylli derën në fytyrë”. Arbana rrëfen fillimet në media

0
0

Qysh në krijimin e radios së të gjithë shqiptarëve, 20 vjet më parë, Bojken Lako gëzonte postet drejtuese dhe si një prej përzgjedhësve të prurjeje të reja edhe në prezantim, kishte të drejtë të vendoste për të rinjtë që i bashkoheshin rrugëtimit në Top Radio.

Por Arbanës ia paska mbyllur derën. Sikur t’ia merrte mendja në atë kohë që pas 20-vjetësh, ajo do të ishte një prej figurave më të dashura të Top Channel, madje, edhe një prej mikeshave të tij më të mira.

Në ditëlindjen e 20-të të Top Albania Radios, Arbana Osmani kujton fillimet. E lumtur për kaq shumë vite sa ka kaluar në Top, ajo nuk ka më asnjë keqardhje, përkundrazi, rrëfen me shumë krenari sfidat që i është dashur të kalojë për të ardhur deri këtu.

Link: https://youtu.be/MbzialP7VL0?t=927

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel