Home ShowBiz “Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë” Era Istrefi i mbyll gojën atyre që e “nënçmuan”
“Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë” Era Istrefi i mbyll gojën atyre që e “nënçmuan”
0

“Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë” Era Istrefi i mbyll gojën atyre që e “nënçmuan”

0
0

Disa eksese menaxheriale dhe minuse në organizim duhet thënë, kanë krijuar një situatë jo fort të këndshme për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Era Istrefi.

Mos përfshirja e saj në sloganin e festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën”, duket se ka krijuar jo pak debate në Kosovë, të cilat fare mirë mund të ishin shmangur bashkë me figurën jo të mirë që bëjnë në këtë rast organizatorët.

E para që reagoi për këtë çështje ishte nëna e këngëtares, e cila u shpreh se suksesi i së bijës nuk krahasohet me atë të Rita Orës dhe Dua Lipës të cilat janë rritur në vende të zhvilluara, ndryshe nga Era që e njohur suksesin botëror nga një vend i vogël si Kosova.

Së fundmi, për këtë ka reaguar edhe një tjetër këngëtar i njohur shqiptar, i cili i ka dalë në krah Istrefit. Bëhet fjalë për Labinot Tahirin, i cili ndonëse thekson se nuk e njeh personalisht këngëtares, shprehet se është e padrejtë që ajo nuk është përfshirë në slogan dhe që është cilësuar si jo e të njëjtit kalibër me Ritën apo Duan.

1716723621970200608_199762683 1716725122398567951_199762683 1716730547235823609_199762683

Link: https://www.instagram.com/strefie/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BegTRmWjrJI/?taken-by=strefie