Home ShowBiz “Dashni je ti”, Marko romantik dhe festiv njëherësh
“Dashni je ti”, Marko romantik dhe festiv njëherësh
0

“Dashni je ti”, Marko romantik dhe festiv njëherësh

0
0

Fillon me një romantizëm të spikatur dhe ndjenjë të pafshehur poetikisht, duke dhënë përshtypjen e një balade të ngritur në art, nëpërmjet tingujve të pianos. Por ritmi merr vrull dhe teksti nuk mbetet me në ngjyrat romantike. Fjalët kapërcejnë kufijtë dhe bëhen më eksplicite dhe të drejtpërdrejta.

Koreografia e Andi Murrës bie në sy menjëherë, dhe stili urban e kaplon krejtësisht atmosferën e parë që përcillet nga momentet e fillimit të këngës, për ta shndërruar nga një dedikim romantik në një përjetim të gjallë dhe festë të dashurisë që ai ndjen.

“Dashni je ti”  klipi i ri nga Marko, ndërthur dy anët e medalies së një dashurie. Të qetën, romantiken, poetiken dhe atë të shfrenuarën dhe pa limite.

Në tërësi një miks interesant i gjithi për t’u shijuar.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=72ydta9BsBw