Home ShowBiz Kastro Zizo përlot me fjalët për nënën e tij: ”Mungesa jote më bën të ndihem i vogël…”
Kastro Zizo përlot me fjalët për nënën e tij: ”Mungesa jote më bën të ndihem i vogël…”
0

Kastro Zizo përlot me fjalët për nënën e tij: ”Mungesa jote më bën të ndihem i vogël…”

0
0

Përpos dukjes prej personi të ftohtë dhe disi të ashpër, brenda tij gjendet një shpirt artistik i formësuar dhe detajuar vit pas viti, po aq sa i kalitur me gjithçka që sjell jeta.

Kastro Zizo është një nga këngëtarët më energjikë dhe më ‘’të çmendur” thonë,  por kur vjen fjala te familja, ai na ka treguar anën më të butë të tij.

Së fundi me një status prekës në rrjetet sociale, Kastro i kërkon ndjesë të ëmës që sot nuk jeton më. Ai vijon më tej duke u shprehur se e ëma do të kishte 60-vjetorin të cilin nuk e arriti dot.

Ky është dedikimi i tij i plotë:

“Nuk mundesha te shkruaja 2 fjale per ty nene…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe qe kam nga mungesa jote me ben te ndihem i huaj dhe i vogel ndaj kesaj qe e quajm jete. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurre si “kape”!

Ndoshta nga miresia dhe pastertia e madhe qe kishe ne shpirt, ndoshta nga perkujdesia qe kishe ndaj meje, motres, babit dhe gjithe nipit e mbesave tua ti ike shpejt se shpejt te kerkonin aty ku je. Me lot ne sy te kujtoj cdo dite dhe ky djali i “fort” lengon si te ishte femije mungesen tende. Mbase sdo behem ai qe doje…por ne cdo sekonde do te mbaj ne shpirt. Me mungon shume mam.

Dhe dy fjale ti thashe….Tani, kur sje me! Me fal”

2018-03-06 11_13_14-Kastro Zizo - Home

Link: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/photos/a.10150276435758281.348756.177884338280/10156009386303281/?type=3&theater