Home Business / Technology Arkiva Shqip një model i paimitueshëm, vlerësimin e merr nga publiku
Arkiva Shqip një model i paimitueshëm, vlerësimin e merr nga publiku
0

Arkiva Shqip një model i paimitueshëm, vlerësimin e merr nga publiku

0
0

Në një treg ku pirateria sakaton punën e shumë krijuesve dhe e drejta e autorit nëpërkëmbët institucionalisht, jo gjithçka është e humbur dhe sigurisht që pakkush dorëzohet.

Nëse i referohemi këngëtarëve, investimet e tyre në klipe plot herë kanë shkuar dëm pasi askush nuk kujdestet për produktin e tyre artistik.

Duhet kuptuar qartë se puna e kujtdo duhet të respektohet, vlerësohet e të sjellë benefitet për krijuesin.

Në një industri muzikore, ku është në proçes zhvlerësimi shitja e albumeve muzikore dhe po njeh vetëm rritje promovimi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe Youtube-it, Arkiva Shqip kujdeset për punën kolosale të artistëve, producentëve dhe krijuesve në fusha të ndryshme.

Përpos paprekshmërisë nga kundravajtësit dhe pirateria, Arkiva Shqip garanton një promovim dinjitoz, duke qenë kanali i vetëm shqiptar me mbi 2 milion abonentë në Youtube. Vlerësuar padyshim si asnjë kanal tjetër shqiptar, me “Golden Play Button” e kjo nuk është një arritje para së cilës mund të ruash indiferentizmin. Kujtojmë se kanalet e ngjashme në vendin tonë, kanë mundur të marrin vetëm “Silver Play Button”, i cili meritohet pasi kalon 100 mijë abonentë.

Ndër kanalet e tjera shqiptare, që avancon me ritme të admirueshme është edhe ai i një ndër reperëve më të mëdhej që njeh Shqipëria, bashkpunëtor i Arkiva Shqip pikërisht, Noizy me 600 mijë abonentë.

Angazhimi dhe puna e pakursyer na janë vlerësuar nga një publik besnik ndaj të cilit veç respektit, kemi një mirnjohje të jashtzakonshme dhe një falenderim shumë të madh.

https://www.instagram.com/p/Bf8t_GUnli4/?taken-by=arkivashqip

Link: https://www.instagram.com/p/Bf8t_GUnli4/?taken-by=arkivashqip

29177120_1892487480784271_3929009844425588736_o

Foto: ©Arkiva Shqip

2018-03-13 10_19_49-@arkivashqip • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/arkivashqip/

17880031_1227311107367842_6380927483620075244_o

Link: https://www.facebook.com/ArkivaShqip/photos/a.302140329884929.61964.168592393239724/1227311107367842/?type=1&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/user/ArkivaShqip/videos