Home Business / Technology Varësia nga rrjetet sociale është e rrezikshme. Ja çfarë thonë shifrat
Varësia nga rrjetet sociale është e rrezikshme. Ja çfarë thonë shifrat
0

Varësia nga rrjetet sociale është e rrezikshme. Ja çfarë thonë shifrat

0
0

Një studim i DAK (Qendra e Shërbimit Shëndetësor) dhe Qendrës Gjermane për Çështjet e Varësisë ka shqyrtuar përdorimin e mediave sociale nga 12 vjeçarët te 17-vjeçarët në Gjermani.
Së pari, u hulumtua se sa kohë fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë duke përdorur shërbime komunikimi si Whatsapp dhe Snapchat, rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, forumet dhe bloget.
Rezultati: Përdorimi i mediave sociale shkakton probleme shëndetësore – dhe ekziston një lidhje midis varësisë së mediave sociale dhe depresionit.

2.6 për qind e të rinjve nga 12 në 17 vjeç, në Gjermani janë të varur nga mediat sociale. Kjo përqindje korrespondon me rreth 100,000 persona të prekur që janë marrë në shqyrtim.

34 % e tyre, shpesh kanë përdorur mediat sociale në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të mendojnë për gjëra të pakëndshme.
14 % shpesh kanë përdorur mediat sociale fshehurazi.
13 % shpesh ndiheshin të pakënaqur kur nuk mund të përdorin mediat sociale.
10 % e të anketuarve thonë se nuk kanë mundur të mendojnë për ndonjë gjë tjetër në vitin e kaluar, vetëm që të mund të përdorin përsëri mediat sociale.
5 % nuk kanë zhvilluar asnjë interes, hobi apo angazhime profesionale, sepse ata kanë qenë më të shqetësuar për mediat sociale.
3 % kanë probleme serioze me prindërit, vëllezërit, motrat ose miqtë e tyre për arsye të përdorimit të mediave sociale.

Burimi i lajmit: http://www.sueddeutsche.de/digital/social-media-so-suechtig-machen-whatsapp-instagram-und-co-1.3887285

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/GHIBZPY4FS