Një automjet elektrik me dron, Porsche zbulon “Mission E Cross Turismo”
Në Geneva Motor Show, Panairin Automobilistik në Gjenevës, Porsche zbuloi Mission E Cross Turismo . Konceptuar si një “CUV”, ose Cross-Utility Vehicle, ajo synon një targetgrup me një “mënyrë jetese aktive”.
Mission E Cross projektohet të nisë prodhimin masiv vitin e ardhshëm. Vetura sportive parakalon gjithçka dhe secilin konkurent kur bëhet fjalë për kushtet dhe fuqinë. Dy motorë elektrikë dërgojnë mbi 600hp në të katër rrotat aktive, duke e shtyrë Cross Turismo në 62mph në më pak se 3.5 sekonda.
E paisur me një seri inovacionesh teknologjike, mund të përmendim këtu sistemin e përparuar të navigimit dhe monitorët e shumtë interaktiv për argëtim gjatë udhëtimit, Porche ka revolucionarizuar vetveten.
Me anë të tastjerës qëndrore të pozicionuar në kabinë mund të kontrollohet gjithçka, përfshirë edhe, merrni me mend, një dron.
Jo, sytë nuk iu kanë mashtruar, është shkruar pikërisht dron. I pozicionuar në bagazh, pasi vihet në funksion, i telekomanduar nga sistemi i drejtimit të mjetit, ai mund të ndjekë veturën dhe të kapë pamjet në kohë reale. Si në skenat e filmave fantastiko shkencorë. Nëse nuk besoni, mund të ndiqni videon e mëposhtme.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=oa5F1cWLnRg