Kësaj rradhe në “Për drekë me mua”, personazhet do të drekonin në shtëpinë e aktorit të njohur të humorit Erjon Isai. Edhe këtë puntatë nuk kanë munguar batutat dhe humori në garë, pjesë e së cilës janë moderatorja Arjola Shehu, aktorët Bes Kallaku dhe Erjon Isai.
Gjatë drekës në shtëpinë e Isait, dietologia Blerina Bombaj pyet Besin nëse momenti kur ai u rrëzua nga takat te “Kënga Magjike” ishte pjesë e skenarit apo thjesht një incident.
“Jo, rashë vetë, çfarë skenari. Ishim me taka shumë të larta” – tha Besi duke kujtuar atë moment. Moderatorja Arjola Shehu, e cila ishte pjesë e moderimit të Këngës Magjike, tha se për atë skenë ata kishin përgatitur edhe koreografi, por nuk e realizuan dot, se ishin me taka shumë të larta.
Skena që shkaktoi të qeshura pa fund në publik nxori nga skenari edhe vetë Arditin, i cili siç treguan dy aktorët, po i dilnin lot nga sytë të qeshurat.
Link: https://youtu.be/p6zlvzYiuIA?t=1708
Link: https://youtu.be/qTz2PzNy6gc?t=202
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan