Home ShowBiz Shumë shpejt në parlament! Kastro Zizo “lë” muzikën për t’i hyrë politikës?!
Shumë shpejt në parlament! Kastro Zizo “lë” muzikën për t’i hyrë politikës?!
0

Shumë shpejt në parlament! Kastro Zizo “lë” muzikën për t’i hyrë politikës?!

0
0

Në intervistën për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, këngëtari Kastro Zizo ka zbuluar se shumë shpejt do jetë pjesë e parlamentit.

Duke u bazuar në një nga tekstet e tij, Rudina e pyet se kush është “deputeti i zonës që acaron edhe demin”. Zizo nuk ka dashur të përmend emra sepse do jetë shumë shpejt, sipas tij, brenda sallës dhe nuk dëshiron të fillojë të flasë për këto gjëra që tani.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Për cfarë jemi të etur sot?

Zizo: Shqiptarët përgjithësisht janë të etur për paranë e lehtë, për një lidership. Dhe në familje ne duam një lider. Jemi të etur për të gjetur veten tonë. Ende një shqiptar i thjeshtë nuk e di çfarë është.

Dembacaj: Cili deputet i zonës acaron dhe demin?

Zizo: Ka plot në fakt. Ka shumë deputetë që mua më acarojnë, pozitë, opozitë. Ka fytyrë-derra gjithandej, sigurisht pa i përgjithësuar. Ka njerëz të mirë, shumë intelektualë. Me deputetë ne personifikojmë një njeri hajdut, që vetëm vjedh dhe e shfrytëzon pushtetin. Nuk janë gjithë ashtu, ka njerëz që mendojnë për këtë vend. Ka dhe nga ata që të acarojnë.

Dembacaj: Një që të acaron?

Zizo: Duke u marrë me politikë, kam përshtypjen që për pak vjet do jem brenda asaj salle. Jam rritur pak për të qenë dhe më diplomat, kështu që pa emra. Vetja ime do më acarojë shumë kur të bëhem deputet.

Link: https://youtu.be/9k5yyVNvTGI?t=1508

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News