Home ShowBiz Kush është “benzina” e vërtetë për Luana Vjollcën? Çfarë do ta nxehi edhe më tej verën që po troket
Kush është “benzina” e vërtetë për Luana Vjollcën? Çfarë do ta nxehi edhe më tej verën që po troket
0

Kush është “benzina” e vërtetë për Luana Vjollcën? Çfarë do ta nxehi edhe më tej verën që po troket

0
0

Suporti i fansave dhe admirimi i tyre janë padyshim një shtysë e jashtzakonshme për të kërkuar më shumë nga vetja dhe për të sjellë sigurisht sa më shumë produkte cilësore televizive. Duartrokitjet, brohorimat dhe mirnjohja e punës nga publiku, janë “benzina” e vërtetë, që shtyn fort përpara.
Së fundmi moderatorja e mirnjohur Luana Vjollca, në instagramin e saj ka publikuar një seri të gjatë fotosh të shkëputura nga momente të ndryshme gjatë “Shiko kush Luan”, spektakli (me plotë gojën) i saj i fundit, i cili bëri bashkë një numër të madh personazhesh Vip nën çatinë e Top Channel, e në siglën e programit më të ndjekur të së shtunës mbrëma.
Padyshim që një lum fansat i janë lutur Luanës të rikthehet sa më shpejt me projekte dhe produkte të reja. Sigurisht dëshira është e madhe pasi vetë Vjollca ka dhënë prova se është një profesioniste pasionante e adhuruese e asaj që bën.

Në të gjitha detajet e punës së saj ndihet dora e përkujdesur e vetë Luanës e cila nuk i lë asgjë rastësisë dhe këtë e kanë vënë re jo pak, por plot 1 milion ndjekës dhe admirues të saj në Instagram. Sigurisht rrjetet sociale janë etaloni më i mirë i matjes së ndjekshmërisë dhe nuk janë aspak për tu anashkalur.
Pra duke qenë një personash shumëdimensional, Luana Vjollca i ka dhënë jetë të re ekranit ku kontribuon prej vitesh e sigurisht që ajo është një emër i madh i të sotmes por mbi të gjitha i të ardhmes në televizion.
Askush të mos ngrejë pikpyetje. Luana po punon sistematikisht për konceptimin, ideimin dhe realizimin e produkteve të reja si në sferën e fotografisë, muzikës dhe sigurisht dashurisë së saj të madhë, spektaklit televiziv.
Publiku duhet ta ketë të qartë se kjo është thjesht heshtja para rikthimit të stuhisë me emrin Luana.

https://www.instagram.com/p/Bhw30s_n86e/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/Bhw30s_n86e/?taken-by=luanavjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bedx1O4HTIR/?taken-by=luanavjollca