Home ShowBiz Klaudia Pepa, na befasoi të gjithë me një video
Klaudia Pepa, na befasoi të gjithë me një video
0

Klaudia Pepa, na befasoi të gjithë me një video

0
0

Duket se përpjekjet e herpasherëshme për të gjetur suksesin në Italinë fqinje, më në fund janë shpërblyer. Krahas punës si balerinë, Klaudia Pepa së fundmi ka nisur të eksperimentojë dhe në një tjetër fushë. Në atë të prezantimit televiziv.

Siç ishte paralajmëruar pak kohë më parë, Pepa do të drejtonte një emision televiziv në platformën “Sky Italia” dhe tashmë duket se një gjë e tillë është bërë realitet.

Balerina e njohur ditën e sotme ka surprizuar ndjekësit e saj duke publikuar pamje nga emisioni i titulluar “Top The Top”, në të cilin ajo vjen për herë të parë në rolin e prezantueses. Siç shihet në video, Pepa flet rrjedhshëm në gjuhën italiane dhe ka një marrëdhënie mjaft të mirë me kamerën, ndërkohë që në studion e emisionit ndodhet një divë e këngës italiane si Ivana Spagna. Një bravo shumë e madhe për Klaudian që është ndër shqiptaret e para që mbërrin të tilla nivele në televizionin italian.

https://www.instagram.com/p/BiZTWaeFmuc/?taken-by=klaudiapepa

Link: https://www.instagram.com/p/BiZTWaeFmuc/?taken-by=klaudiapepa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiZTWaeFmuc/?taken-by=klaudiapepa