Home ShowBiz “Komshia” e West Side Family do iu lërë zgjuar gjithë verën
“Komshia” e West Side Family do iu lërë zgjuar gjithë verën
0

“Komshia” e West Side Family do iu lërë zgjuar gjithë verën

0
0

Pas këngës “Beso”, që shënoi edhe rikthimin e tyre në tregun muzikor, West Side Family duket se do shoqërojnë ditët tona verore buzë detit me një këngë ritmike dhe mjaft zbavitëse. Titullohet “Komshia” dhe ndërthur stilin e tyre të kahershëm hip-hop, me melodi e ritme pjesërisht latine e pjesërisht folk. Rezultati është një produkt alegro që mund të këndohet pafund me shoqërinë dhe të vallëzohet ditë e natë me njeriun e zemrës.
Lagjet e bregdetit dhe rinia e bërë bashkë në disa koreografi të atypëratyshme të lënë një shijë me të cilën jemi mësuar të gjithë. Të kujtojnë atë jetën komunitare ku të gjithë njihen mes tyre dhe të gjithë e kanë nganjë komshie që e ëndërrojnë më shumë seç duhet.

E gjitha për tu shijuar, njihuni me “Komshien” e Landit dhe Mirit:

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=qIiD0jHyDSA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BicPuDolAHa/?taken-by=landifornia