Home ShowBiz Një çift i ri në showbizz? Endrit Mërtiri foto intime me Alesia Nokën
Një çift i ri në showbizz? Endrit Mërtiri foto intime me Alesia Nokën
0

Një çift i ri në showbizz? Endrit Mërtiri foto intime me Alesia Nokën

0
0

Alesia Noka, është një nga modelet shqiptare më të kërkuara të momentit, e mes të tjerash ka qenë pjesë edhe e disa klipeve muzikore.

Ajo gjithashtu njihet për miqësinë e saj me fotografin e njohur Endrit Mërtiri dhe shpesh herë i shohim në shoqërinë e njëri-tjetrit. Endriti qëndron edhe pas fotove të bukura të Alesias, por një foto e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Fotografi ka publikuar një foto mjaft intime me Alesian. Ai dhe modelja ndodhen në shtrat të zhveshur, ndërkohë që Alesia qëndron mbi shpinën e tij.

“Koala”- ka shkruar ai krahas fotos për modelen që i kapet pas shpinës. Të njejtën foto ka publikuar edhe vetë Alesia në Instagram.

Pamje shumë sugjestionuese. A po shihim një çift të ri?

Link: https://www.instagram.com/endritmertiri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf3JGoqFs_p/?taken-by=endritmertiri