Ajo jeton prej vitesh në Amerikë, por nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare.
Modeles së njohur, Emina Cunmulaj i ka mbetur vetëm pak kohë që të bëhet nënë për herë të dytë dhe ka bërë një premtim për foshnjen e saj në Instagram.
Në fotografinë ku është me veshje tradicionale shqiptare, Emina shkruan:
“I vogli im! Të premtoj se do të rris me të njëjtat vlera me të cilat me ka rritur mamaja ime. Të premtoj që do të të kujtoj gjithnjë se nga vjen mamaja jote dhe sesa krenare jam për këtë. Kultura ime është pasuria më e madhe dhe puna ime do të jetë përgjithmonë të të mësoj ty dhe Ella Farias bukurinë e saj.” Shumë e veçantë Emina dhe meriton respekt.
https://www.instagram.com/p/Bi17qFHBqsP/?taken-by=eminacunmulaj
Link: https://www.instagram.com/p/Bi17qFHBqsP/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiUl1ckhyQ2/?taken-by=eminacunmulaj