Home ShowBiz Artistët shqiptarë bëjnë thirrje për bojkot të koncertit të Notis Sfakanakis. Ilda Bejleri mendon krejt ndryshe
Artistët shqiptarë bëjnë thirrje për bojkot të koncertit të Notis Sfakanakis. Ilda Bejleri mendon krejt ndryshe
0

Artistët shqiptarë bëjnë thirrje për bojkot të koncertit të Notis Sfakanakis. Ilda Bejleri mendon krejt ndryshe

0
0

Pritet që këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis në 24 maj të vijë në Shqipëri, për të mbajtur një koncert në Pallatin e Kongreseve. Por që ditën që doli lajmi se ai do vinte në vendin tonë, kanë nisur debatet e shumta. E gjithë kjo ka nisur, pasi këngëtari i famshëm konsiderohet si antishqiptar. Për këtë arsye, në mediat sociale kanë nisur edhe thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në kryeqytet, Tiranë.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe kantautori i njohur Elton Deda.

“Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre, gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet t’i dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar “Supozohet qe ne Shqiptaret jemi popull mikprites, por kurrsesi deri ne kete pike, ku te favorizojme ata qe kane peshtyre mbi ne nder vite. Absurditet i madh per kete palo kengetar, qe mbi te gjitha nuk eshte njeri, por monster qe tani ne vendin e tij, nuk e begenisin me e vjen ketu per koncert recital me cmim bilete “te fryre”.

Por krej i kundërt ka qenë qëndrimi i moderatores bukuroshe Ilda Bejleri e cila me anë të videove që ka publikuar në instagram ka kërkuar nga ndjekësit se përpos asaj që thuhet në media, duhet të mirëpresim këngëtarin grek e ti tregojmë se ne jemi shumë më europianë e nuk vuajmë nga sëmundja e rracizmit nga e cila shteti grek nuk do shërohet kurrë.

2018-05-22 16_21_32-Elton Deda

Link: https://www.facebook.com/tondeda

https://www.instagram.com/p/BjAoktvBVPN/?taken-by=jonidamaliqi

Link: https://www.instagram.com/p/BjAoktvBVPN/?taken-by=jonidamaliqi

Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcXhsbngeLx/?taken-by=tondeda / https://www.instagram.com/p/BilmzDxnTBx/?taken-by=jonidamaliqi / https://www.instagram.com/p/BiZb9dBhQZw/?taken-by=ildabejleri