Home ShowBiz Revista e huaj vëmendje maksimale, për një femër me shumë talente si Luana Vjollca
Revista e huaj vëmendje maksimale, për një femër me shumë talente si Luana Vjollca
0

Revista e huaj vëmendje maksimale, për një femër me shumë talente si Luana Vjollca

0
0

Luana Vjollca ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare për gjithanshmërinë e saj, e mesa duket, edhe të atyre të huaja.

Luana ka bërë të ditur se ka dhënë një intervistë për revistën ndërkombëtare “ONN”, ku ka rrëfyer mbi jetën personale, muzikën dhe karrierën e saj televizive.

“Luana Vjollca është një femër me shumë talente. Nuk është vetëm një këngëtare e famshme, por gjithashtu ka aftësi në moderim, prezantim dhe si producente. Tani ajo është gati të marrë kohë për projekte të tjera dhe të fokusohet sërish në muzikë të cilën e do shumë”, shkruan revista ONN për Luanën.

“Në Shqipëri ja kam dal të jem femra me më influencë në rrjetet sociale, sidomos në Instagram ku profili im arrin 16 milion shikime në javë. Po punoj 2 këngë të reja, të dyja janë bashkëpunime dhe pres që të bëhen hit vere. Për momentin jam e fokusuar tek muzika dhe nuk po drejtoj ndonjë program. Dua që muzika ime të jetë energjike dhe e hareshme, diçka që t’i bëjë njerëzit të kërcejnë dhe të ndihen mirë”, ka rrëfyer Luana për revistën.

Në lidhje me qëllimin që ajo do të arrijë në jetë, Luana është përgjigjur: “Jam një femër që më shumë veproj sesa flas. Të them të vërtetën unë nuk dal si njerëzit e moshës sime, kështu që grupi im i miqve është tkurrur ndër vite. Sot jam e kënaqur që kam një grup miqsh dhe bashkëpuntorë që kujdesen shumë për mua dhe me të cilët punoj për të pushtuar horizonte të reja”.

https://www.instagram.com/p/BjCzlnAnSl9/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/BjCzlnAnSl9/?taken-by=luanavjollca

31928246_1730764350377705_7283410634388013056_n32682393_471199103316866_2510502641864278016_n

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Beu24KcHZeX/?taken-by=luanavjollca

Burimi i lajmit: https://onn.network/2018/05/21/the-charismatic-luana-vjollca-a-self-made-woman-through-talent-and-hard-work/