Ajo nuk njihet vëtëm si blogere në media. Sepse Armina Mevlani është edhe nusja e djalit të ish-kryeminstrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
Prej lidhjes së gjatë të tyre, janë ngritur disa polemika për një shtatëzani të mundshme.
Ditën e djeshme blogerja ka relizuar një lidhje telefonike për emisioni “Pop Culture”, duke e përgënjeshtruar lajmin. “E përgënjeshtroi kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë.
Njerëzit kanë shumë kureshtje që tek gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”.
Ajo foli edhe për dasmën me Shkëlzen Berishën, duke thënë se nuk do të ketë një ceremoni këtë vit. “Dasma nuk do të organizohet këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por kemi ende kohë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=gqeRde7hi2o
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BedVQTbhkX-/?taken-by=armina_mevlani