Home ShowBiz Rrëfehet Ronela Hajati: “Çfarë do ndryshoja në trupin tim…”
Rrëfehet Ronela Hajati: “Çfarë do ndryshoja në trupin tim…”
0

Rrëfehet Ronela Hajati: “Çfarë do ndryshoja në trupin tim…”

0
0

Në emisionin Pop Culture, në Top Channel, ka qenë e ftuar së fundmi këngëtarja e njohur, Ronela Hajati.

Ronela ka qenë në Santorini para pak ditësh dhe në bisedën me Dojna Memën tregoi shkaqet e këtij udhëtimi.

“Në Santorini isha për qejf, për pushime. Shfrytëzova kohën e ngrohtë dhe shijova pushimet. Nuk shkova për të regjistruar gjë, pasi plazhet nuk janë pjesë e preferencave të mia për realizimin e klipeve”, tha Ronela.

Këngëtarja vendosi t’ju japë një përgjigje edhe atyre që thonë se “Ronela është e shëndoshë”, ndërsa tregoi edhe se çfarë do të donte të ndryshonte në fizikun e saj.
“Unë nuk jam e shëndoshë, thjesht jam e bëshme në pjesën e vitheve. Duhet të ushtrohem, për të ruajtur format ideale. Në fizikun tim shoh që me kalimin e kohës, hunda po merr një formë të çuditshme.

Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të kisha më shumë gjoks”, tha mes të tjerash Ronela.

Link: https://youtu.be/Lh-AynUImHk?t=198

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel