0
0
Lajmet mbi largimin e tij nga Vizion Plus për në TvKlan, rezultuan të vërteta pasi pak ditë më parë vetë Turjan Hyska e konfirmoi largimin.
Tashmë Turi është bërë pjesë e gjigandit mediatik Klan dhe thuhet se programi i tij i ri do të jetë me lojra. Moderatori ka postuar sot një video ku tregon studion në ndërtim të programit të ri.
Turi filmon me shpejtësi për të mos i ndarë të gjitha detajet që tani, por nga aq pak sa mund të shihet, dallohet një pistë ku me siguri do shërbejë për lojërat që do bëhen në studio. “Së shpejti”, është mbishkrimi që ka lënë Turi.
Link: https://www.instagram.com/turjanhysko/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BU3ryNwlDd3/?taken-by=turjanhysko