Home ShowBiz “Përse nuk fejohem me të Elitën” flet për herë të parë Gjiko
“Përse nuk fejohem me të Elitën” flet për herë të parë Gjiko
0

“Përse nuk fejohem me të Elitën” flet për herë të parë Gjiko

0
0

Dashuria mes Elita Rudit dhe Gjikos vjen herë pas herë në qendër të vëmendjes për detaje nga më të ndryshmet.

I ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Gjiko foli për historinë e tyre të dashurisë.

“Elita është e dashura ime. Ne bashkëjetojmë ndaj si me unazë, e si pa unazë është njësoj. Ajo është 24 vjeç, i duhet të punoj edhe pak” – tregoi Gjiko.

I pyetur sesi e thërret me përkëdheli të dashurën e tij, Gjiko përgjigjet: “E thirri Eli ose Gjyle. Ishte Shën Valentini dhe për shkak të angazhimeve na u prishën planet. Pashë fluturimet dhe kishte një fluturim të lirë për në Verona. Të them të drejtën, as nuk e dija se nga i binte dhe se ishte vendi i Romeos dhe Xhuljetës. E zgjova në mengjes Elitën, i kërkova të bëhej gati se kishim vetëm 30 minuta kohë për t’u nisur. E kështu lindi historia e Rremës dhe Gjylit.”, ka rrëfyer plot humor reperi i njohur.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ksb-kHBauzI&feature=youtu.be

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel