Home Business / Technology Këpucët më të famshme në botë, triumfojnë në betejë ligjore
Këpucët më të famshme në botë, triumfojnë në betejë ligjore
0

Këpucët më të famshme në botë, triumfojnë në betejë ligjore

0
0

Kushdo që është i apasionuar pas modën i njeh këpucët luksoze të markës prestigjoze Louboutin. Por me gjithë suksesin që ato korrin në treg, nuk po mund të mbajnë dotë larg konkurencën, sipas tyre të pandershme.

Megjithatë Christian Louboutin në betejën e tij për të mbrojtur shollat me ngjyrë të kuqe që janë një cilësi dalluese e markës së këpucëve të tij, ka triumfuar edhe në një shkallë tjetër ligjore. Gjykata më e lartë e Evropës i ka dhënë të drejtë kundër rivalëve, që po e konkurojnë me simbolet e tij.

Në vitin 2012, Louboutin paditi firmën rivale Van Haren për shitjen e këpucëve me takë të lartë e me pjesën e poshtme të kuqe të ndezur.

Sipas ligjit të BE-së, kompanitë nuk mund të përdorin forma, ngjyra ose veçori të tjera specifike për një kompani tjetër këpucësh.

Christian Louboutin e krijoi për herë të parë këpucën e tij të markës tregtare në vitin 1993, duke përdorur një manikyr të kuq për t’i dhënë ngjyrë shollave të këpucëve.

Marka luksoze është shprehur e kënaqur me vendimin e marrë ligjërisht.

22519714_10155349137801865_4719881880993756334_o

Link: https://www.facebook.com/christianlouboutin/photos/a.165646631864.116378.124842316864/10155349137801865/?type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/christianlouboutin/photos/a.165646631864.116378.124842316864/10155287651006865/?type=3&theater