Home ShowBiz “Pse je kaq acaruese?” Do të vërë në siklet Anna Likën, Rozana Radi del bllof vetë
“Pse je kaq acaruese?” Do të vërë në siklet Anna Likën, Rozana Radi del bllof vetë
0

“Pse je kaq acaruese?” Do të vërë në siklet Anna Likën, Rozana Radi del bllof vetë

0
0

VIP-at shqiptarë janë fiksuan keq me aplikacionin e ri të Instagramit, ku fansat mund tu drejtojnë pyetje të drejtpërdrejta. Nëpërmjet këtij aplikacioni ndjekësi juaj ka mundësi që t’iu bëjë një pyetje e ju t’i përgjigjeni nëpërmjet “Instasory”-t.

Në momentin që ti bën pyetjen, bashkë me të shkon edhe emri juaj, pra nuk është anonim. Por personi që kthen përgjigje vendos vetë nëse do të bëj publik atë që ka bërë pyetjen.

Mirëpo siç duket, këngëtarja e njohur Rozana Radi nuk e ka ditur se emri i personit që pyet është i dukshëm vetëm për personin të cilit ja drejton pyetjen. Ajo i ka shkruar moderatores Anna Lika, e cila e ka nxjerrë blof në “Instastory”.

“Pse je kaq acaruese?”, ka qenë pyetja e parë që Rozana i ka bërë Annës. “Rozana Radi del me emër kush mi bën pyetjet”, i përgjigjet aktorja.

Mirëpo Rozana ka vazhduar të shkruajë sërish që t’i nxjerrë ndonjë sekret: “Që je e dashuruar këtë e di, po a je e lidhur donim të dinim?”. “Rozana Radi, vazhdojnë më vijnë me emër ato që më bëjnë pyetje”, e ka kthyer me humor Anna.

1-3

2-3

https://www.instagram.com/p/BkH7QmDnIHM/?taken-by=anna_lika

Link: https://www.instagram.com/p/BkH7QmDnIHM/?taken-by=anna_lika

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlbhbPNlY-L/?taken-by=rozana_radi