Home ShowBiz Ish-banorja shfryn dufin ndaj Big Brother: “Turp që isha pjesë e spektaklit”
Ish-banorja shfryn dufin ndaj Big Brother: “Turp që isha pjesë e spektaklit”
0

Ish-banorja shfryn dufin ndaj Big Brother: “Turp që isha pjesë e spektaklit”

0
0

Gerta Shino në shtëpinë e “Big Brother 9” ishte mjaft e qeshur, energjike dhe shumë e shoqërueshme. Disa muaj pasi loja përfundoi, Gerta ka lënë përfundimisht Shqipërinë duke nisur një jetë të re në Norvegji me të dashurin nga Kosova.

Pavarsisht kohës që ka kaluar Shino se ka harruar eksperiencën brenda shtëpisë së famshme. Ajo madje në një postim të fundit në rrjetet sociale, e ka krahasuar “Big Brotherin” shqiptar me atë anglez, duke nisur që nga cilësia e kamerave që kanë.

“Turp për mua që kam qenë në BB. Shikoni ça shtëpie kanë banorët në Angli, për të mos folur për kualitetin e kamerave pastaj,”- shkruan ish-banorja krahas fotos.

Më pas ajo ka postuar edhe një foto tjetër ku një çift shihet duke gatuar. “O Zot i Madh, ata kanë ushqim!”- shkruan sërish ish-banorja duke nënkuptuar që në Shqipëri edhe ushqimin e kishin në bazë të pikëve që fitonin nga garat brenda shtëpisë.

5b5726651b35egerta1

5b5726813181egerta

Link: https://www.instagram.com/gertashino/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BknZAy6D_WW/?taken-by=gertashino