Pas ndarjes nga i dashuri i saj i shumëpërfolur, deputeti i PD Klevis Balliu, modegatorja seksi e ekranit të Digitalb, bën një rrëfim të tërthortë.
Ndonëse ishin pranë bashkëjetesës, diçka ndodhi mes çiftit dhe ata i dhanë fund lidhjes së bujshme. Sakaq, Ilda ka folur për herë të parë për jetën private në “pushime on top”.
E pyetur nga gazetari Flori Gjini nëse ka një unazë duke e lidhur bisedën me komardaren në formë unaze gjigante, ajo tha: “Kam, por ja kam blerë vetes”. Sa i takon statusit aktual, moderatoja u përgjigj:
“E komplikuar do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron”.
Link: https://youtu.be/aESXbb1Qmwg?t=1135
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel