Home Business / Technology Konfirmohet “Teoria e Relativitetit” “Vrima e zezë” i jep të drejtë Ajnshtainit
Konfirmohet “Teoria e Relativitetit” “Vrima e zezë” i jep të drejtë Ajnshtainit
0

Konfirmohet “Teoria e Relativitetit” “Vrima e zezë” i jep të drejtë Ajnshtainit

0
0

Që prej publikimit të studimit të Ajnshtajnit “Relativiteti i përgjithshëm” në 1915, shkencëtarët kanë nisur një “kryqëzatë” 100 vjeçare për ta vërtetuar ose hedhur poshtë këtë teori.

Me këtë objektiv në mendje “ESO” (European Southern Observatory’s ) ka kalibruar teleskopët e saj në ndjekje të një “bishe” kolosale në qendër të “Rrugës së qumështit”, për thuajse një çerek shekulli.

Ky “kolos kozmik” është një “Vrime e zezë gjigande” 4 milion herë më e madhe se masa e diellit, rrethuar një një numër i konsiderueshëm yjesh me orbita të orientuara në bashkërendim me njëra-tjetrën.

Tani pas një fushate epike, 25 vjeçare, efektet e Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtainit, janë vënë re me qartësi për herë të parë, përqark kësaj “Vrime e zezë gjigande”.

Megjithatë studiuesit nuk janë thjesht të interesuar të mësojnë nëse Ajnshtajni kishte të drejtë, por kërkojnë që me anë të të dhënave të akumuluara, të mësojnë më shumë për vetë universin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=e-P5IFTqB98

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/AlbertEinstein/photos/a.433515124842.250534.12534674842/10153466145559843/?type=1&theater

Burimi i lajmit: https://www.n-tv.de/wissen/Schwarzes-Loch-gibt-Albert-Einstein-recht-article20547616.html