Home ShowBiz Nuk është bashkëshortja, Blendi Fevziu tregon cila është dashuria e parë
Nuk është bashkëshortja, Blendi Fevziu tregon cila është dashuria e parë
0

Nuk është bashkëshortja, Blendi Fevziu tregon cila është dashuria e parë

0
0

Jugu i Shqipërisë është zgjedhja që ka bërë për verën, gazetari i njohur Blendi Fevziu. I ftuar në  “Pushime on Top”, Fezviu përtej kostumit zyrtar, nuk tregon nëse është një person romantik, por kur u pyet për dashurinë e parë tregoi se nuk ka qenë bashkëshortja.

“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” tha ai.

Fevziu u ndal edhe tek një pasion pa të cilin duket se nuk bën dot, udhëtimet. “Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”.

Gjithashtu  gazetari i njohur tregoi per pasionin e eksplorimit nënujor.

“Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore” tha Fevziu.

Link: https://youtu.be/X_TO76NgJKw?t=1769

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel