Home ShowBiz “Thyhet rregulli” Sara Hoxha publikon pamjen romantike nga dasma e saj
“Thyhet rregulli” Sara Hoxha publikon pamjen romantike nga dasma e saj
0

“Thyhet rregulli” Sara Hoxha publikon pamjen romantike nga dasma e saj

0
0

Një ndër kryetemat në faqet rozë të mëdiave ka qenë pikërisht dasma mes trashëgimtares së Top Medias, Sara Hoxha dhe moderatorit të njohur Ledion Liço.

Cermonia e zhvilluar pranë liqenit të Komos në Itali, kishte vetëm një rregull strikt. Privatësi absolute sa i takon bëries publike të çfardolloj imazhi nga eventi. Rregulli në fjalë i është përcjellë
gjithë të ftuarve dhe sigurisht që është zbatuar me rigorozitet.

Por sot është bërë një përjashtim i vogël nga rregulli, pasi vetë nusja e re ka publikuar një fotografi bardh e zi nga dasma e saj, duke e vendosur si foto profili në Instagram.

Detajet e kësaj fotoje flasin për një cermoni dhe atmosferë mjaft luksoze dhe të kuruar, në të cilën çiftit i mbetet vetëm të shijojnë momentin duke shkëmbyer një puthje, të cilën fotografi është kujdesur ta përjetësojë në imazhin e mëposhtëm.

-640-0-5b87f21bbb145

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkpIHa4nbvP/?taken-by=sarahoxhaaa