0
0
Së fundmi bëri bujë në media lajmi se skenaristi i “Portokallisë” Vangjel Kozma, i cili prej vitesh shkruan tekstet e aktorëve, do të largohet nga programi i humorit.
U aludua se Kozma do t’i bashkohej Besit, Erionit dhe Olsit të cilët do të kenë një emision të tyre në spektaklin “E diela shqiptare”.
Mirëpo këto thashetheme janë hedhur poshtë nga aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj.
Ai ka postuar një foto ku lajmëron nisjen e sezonit të ri në tetor dhe bashkë me aktorët shihet edhe Vangjel Kozma i cili mesa duket do të vijojë bashkëpunimin me “Portokallinë”.
https://www.instagram.com/p/BnWkan6lMYu/?taken-by=florjanbinaj
Link: https://www.instagram.com/p/BnWkan6lMYu/?taken-by=florjanbinaj
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel