Home ShowBiz Së afërmi Kosova në Eurovizion. Rona Nishliu tregon detajet
Së afërmi Kosova në Eurovizion. Rona Nishliu tregon detajet
0

Së afërmi Kosova në Eurovizion. Rona Nishliu tregon detajet

0
0

Rona Nishliu është padyshim një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare. Para pak javësh ajo i dha fund beqarisë ndaj dhe prej disa kohësh ajo është shkëputur nga muzika dhe është përqendruar në jetën e saj private.

Ndërkohë me ftesë të veçantë, Rona ka qenë e ftuar në Kongresin “OGAE” në Spanjë dhe ishte përzgjedhur si këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në këtë kongres.

“Fansat spanjoll të “Eurosong-ut” janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid, një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, ka shkruar Rona.

Këngëtarja gjithashtu u është përgjigjur në komente edhe disa fansave, për të cilët shpjegoi se me çfarë po merret tani.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të Eurovisionit…Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në Eurovision”, ka shkruar Rona.

https://www.instagram.com/p/BopOaNmAYBq/?taken-by=rona1shliu

Link: https://www.instagram.com/p/BopOaNmAYBq/?taken-by=rona1shliu

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BocMXLCAT5L/?taken-by=rona1shliu