0
0
“Bad Boy 4 Life” reperi i njohur “Stresi” është shoqeruar mbrëmë në polici.
Arkimed Lushaj është kapur me arme pa leje, thanë burime nga policia e Tiranes.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.
Ndërsa disa muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmEY4FCnOet/?taken-by=stresi