Home ShowBiz “Një humor kaq banal, kur ti hap gojën…”, Robert Aliaj i përvishet Rashel Kolanecit
“Një humor kaq banal, kur ti hap gojën…”, Robert Aliaj i përvishet Rashel Kolanecit
0

“Një humor kaq banal, kur ti hap gojën…”, Robert Aliaj i përvishet Rashel Kolanecit

0
0

“Dance with me” u shndërrua mbrëmë në arenë debati  midis Rashel Kolanecit dhe Robert Aliajt.

Pasi Rasheli dhe Seldi kanë mbaruar valsin e tyre, batutat dhe komentet që i ndërprenë ligjëratën gjatë dhënies së vlerësimit, bënë që Roberti të shpërthejë, duke përmendur vulgaritetin në ato fjalë.

“Ishte gjithçka kaq e bukur por ky humori e humbi fare. Nuk e bëjnë këpucët elegancën Rashel, është tjetër gjë që e bën elegancën. Në vals është eleganca e para dhe në momentin që hapim gojën dhe s’jemi elegantë thyhet çdo gjë. Më vjen keq por gjërat duhet të jenë ne koherencë edhe unë nuk merrem shumë me formën sepse merren me përmbajtjen. Humori është aq banal, në veçanti nëpër televizione, aq vulgar, aq shkatërrues, destabilizues, ekstrem! Ne kemi një humor aq banal në Shqipëri sa e kemi kalu masën. Ja kemi të bëjmë me këtë nivel të ulët, unë me këtë nivel heq dorë. Ika unë hajt çao!”, u shpreh Roberti, teksa u çua dhe iku.

Link: https://youtu.be/ohrCBreT_1s?t=409

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpP3f08DV7z/?taken-by=robertdragot / https://www.instagram.com/p/Bo-Bv3Dimak/?taken-by=rashelkolaneci