Në mars të këtij viti Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë. Familjes së tyre iu shtua një vajzë të cilën e quajtën Sia.
Pas ardhjes në jetë të bijës së saj, Ami vendosi që të sjellë në formë trupin e saj dhe duket se ja ka dalë. Pak muaj pas lindjes ajo nisi të ushqehej shëndetshëm, të merrej me palestër dhe mundi po i shpërblehet më së miri.
Stërvitja intensive po e rikthen shumë shpejt në formë dhe këtë e tregon vetë ajo nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’. Në foto bukuroshja e ekranit tregon se është duke u ushtruar dhe në diçiturën e saj shkruan: “3 kg më pak”.
Pas lindjes së vajzës, Ami nuk ka pozuar shumë në rrjetet sociale, kjo tregon se ende po punon për “top-formën” e saj.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnZdJzRF0Xv/?taken-by=amardatoska