Home ShowBiz Talente të rinj ka shumë, por talente të veçantë gjenden rrallë. Niil B ju tregon “Pse”
Talente të rinj ka shumë, por talente të veçantë gjenden rrallë. Niil B ju tregon “Pse”
0

Talente të rinj ka shumë, por talente të veçantë gjenden rrallë. Niil B ju tregon “Pse”

0
0

Çdokush nga ne e ndjen herë pas here dëshirën për diçka të re, për ndyshime, njerëz të rinj, ambjent ndryshe dhe sigurisht në morinë e muzikës, gjithnjë në playlist kërkojmë diçka të re. E vërteta është se e reja nuk sjell gjithnjë ndryshim. Ndërsa e veçanta po.

Teksa njësoni të renë me të veçantën pagjetur dallimin mes tyre, duhet, pse jo, të kurseni pak nga koha për t’ia kushtuar artit dhe me konkretisht talenteve të reja.

Një ndër emrat që dallon mes krijuesve të rinj, jo për pompozitetin më shumë se sa për stilin, poezinë dhe filozofinë e teksteve të tij, është pikërisht Niil B. Kënga e tij “Pse” ka ngritur me plotë kuptimin e fjalës stekën për krijuesit dhe shkruesit e rinj. Qartësisht Niil B është një shkrues i lexuar, ndryshe nga shumë prurje të reja në industrine e muzikës, që kanë shumë dëshirë të shprehin, por nuk i kushtojnë shumë rëndësi vargëzimit dhe përzgjedhjes së fjalëve se sa bombasticitetit dhe eksplicitetit të tyre.

Niil B ka rënë në sy të fansave të shumtë që ka mbledhur rreth vetes, për natyrën e tij të thjeshtë dhe artistike. Komentet e mesazhet komplimentuese që ai ka marrë janë të shumta. Arkiva Shqip ka kënaqësinë të ketë në gjirin e saj një talent shumë premtues.

Foto&Video: https://www.youtube.com/watch?v=JViPnzmcA9k