Home ShowBiz Këndon këngën e Parashqevi Simakut por nuk e njeh kush është. Çudit Fjolla Morina
Këndon këngën e Parashqevi Simakut por nuk e njeh  kush është. Çudit Fjolla Morina
0

Këndon këngën e Parashqevi Simakut por nuk e njeh kush është. Çudit Fjolla Morina

0
0

Jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private, Fjolla Morina është një nga personazhet më të komentuar të showbizzit.

E ftuar në emisionin “Rudina”, për të promovuar këngën e saj të re “Fustani”, një remiks i këngës së Parashqevi Simakut, Fjolla Morina pranon publikisht se nuk e njeh fare këngëtaren e famshme të viteve ’80.

“Të them të drejtën nuk e njoh Parashqevi Simakun, nuk e dija që e këndonte ajo këtë këngë, kërkoj falje. Nuk e kisha parë variantin origjinal, ka shumë këngëtarë që e këndojnë këtë këngë, unë e kam dëgjuar vetëm audio. Ka qenë kompozitori që ma ka propozuar këngën dhe unë e pranova. Për mua është hera e parë që risjell një këngë të vjetër, është një ndjesi e mirë. Pasi publikova këngën më merr një shoqe në telefon dhe më thotë: Oj motër ç’e ke veshë atë llastik. Po tani duhet të ndjekim modën, ç’të bëjmë”, tha Fjolla.

Link: https://youtu.be/DmsO8LTYblw?t=406

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan